Violeta Hoxha e pastrehë e në varfëri ekstreme, për OSHEE rezulton të ketë biznes
Violeta Hoxha me dy fëmijët e saj jeton prej vitesh në këtë banesë në lagjen Ali Demi të Tiranës. Në vitin 2004 ajo mbeti e pastrehë pas privatizimit të banesës shtetërore ku jetonte. Violeta ka bërë kërkesë për strehim në të gjithë institucionet shtetërore, por akoma nuk ka gjetur asnjë zgjidhje.
Ajo jeton me ndihmën ekonomike prej 4300 lekësh me të cilën duhet të mbijetojë e madje të paguajë dhe për gabimet e OSHEE.
Pasija më teknologjike në banesën e saj duket se është sahati i energjisë elektrike të cilët punonjësit e OSHEE nuk kanë harruar ta vendosin. Madje për shkak se ia kanë dubluar emrin me një person tjetër, për OSHEE ajo rezulton të ketë edhe një biznes. /l.k./
FOTOGALERI
/Fotot:Civitas.al