Vijojnë tensionet në Hong Kong, Kina dënon disidentët pro-demokraci
Trazirat në Hong Kong vijojnë pavarësisht të tërheqjes së autoriteteve nga ligji i ekstradimeve.
Pas episodeve të dhunës midis qytetarëve e protestave milionëshe rrugëve të qytetit, duket se represioni ndaj protestuesve po vijon me dënimin e aktivistëve dhe simboleve të protestës.
Një Gjykatë kineze ka dënuar me 12 vjet burg aktivistin dhe disidentin e parë “elektronik” në Kinë, Huang Qi.
Ai është themelues i Tianwang64, një portal informativ online i bllokuar në Kinë, i cili raporton shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe mbulon e nën thirrje për protesta.
Ai akuzohet për konspiracion dhe zbulim të qëllimshëm të sekreteve shtetërore.
Huang ka qenë në arrest prej 3 vitesh e po shtoheshin thirrjet për lirimin e tij në protestat e vazhdueshme.
Ndërkohë autoritetet policore vijojnë të përpiqen të shpërndajnë protestuesit, të cilët kanë vendosur të mos tërhiqen. Rrjetet sociale janë informatorët kryesorë për ndodhitë në Hong Kong, pas censurimit të lajmeve nga autoritetet kineze.
Në vijim, protestuesit kanë gjetur dhe teknika të reja për të ndaluar identifikimin e tyre nga ana e policisë përmes përdorimit të teknologjisë lazer. Forca policore nga Kina kontinentale priten të shtojnë përforcimet ditët në vijim.
Hong Kong protestors are on another level. Here they’re using lasers to avoid facial recognition cameras. A cyber war against Chinese artificial intelligence. pic.twitter.com/t1hIczr5Go
— Alessandra Bocchi (@alessabocchi) July 31, 2019