VIDEO/ Tifozët e Chelsit shtyjnë një njeri me ngjyrë jashtë metrosë duke kënduar – “Ne jemi racisët, ne jemi racistë, dhe kështu na pëlqen “
Një video shokuese ku një grup mbështetësish të ekipit anglez “Chelsea” këndojnë një himn rracist dhe shtyijnë një njeri me ngjyrë jashte trenit të metrose në Paris ka ngjallur një reagim të gjerë.
Video amatore tregon një njeri i cili përpiqet të hypë në tren, por shtyhet jashtë me forcë për në platformë. Ndërkohë që tifozët brohorasin “Ne jemi racisët, ne jemi racistë, dhe kështu na pëlqen “.
Incidenti ka ndodhur në stacionin Richelieu-Drouot përpara ndeshjes së futbollit mes Chelsea dhe Paris Saint- Germain për Uefa Champions League.
Autoritetet franceze kanë hapur një hetim penal për këtë incident.
https://www.youtube.com/watch?v=SRIb8RDgnXg