VIDEO/ Sërish trazira në Ferguson. Të shtëna armësh gjatë marshimit në kujtim të Michael Brown
Një vit pas vdekjes ë Michael Brown, tensioni si pasojë e konfliktit racial në SHBA mbetet ende i lartë. Gjatë marshimit të organizuar në Ferguson të Misurit, në kujtim të të riut afroamerikan të vrarë nga një agjent i policisë së shteti, u dëgjuan të tjera të shtëna armësh dhe dy persona u plagosën.
Sipas policisë nuk është ende e qartë kush ka qelluar, megjithë se duket se të shtënat nuk kanë patur si objektiv manifuestuesit.
Shëfi i policisë së qarkut Saint Louis, Jon Belmar, u shpreh i shqetësuar për këtë ngjarje, pasi gjithë aktivitetet përkujtimore gjatë fundjavës nuk shënuan asnjë incident apo arrestim. “Është pikërisht lloji i ngjarjeve që kërkojmë të shmangim. Ëshë një mëkat. Po përpiqemi t’i mbajmë të gjithë të sigurt”, ka thënë Belmar.
Marshimi drejt kishës është ndërprerë, ndërkohë policia dhe ambulancat kanë shkuar me shpejtësi drejt zonës pas kishës, ku mendohet të jenë dëgjuar të shtënat.
/l.k./