Video/ Produktet artizanale si mundësi vetëpunësimi për komunitetin Rom
Përmes ndihmës dhe ndërmjetësimit të aktivistëve të “Lëvizjes Rinore Egjyptiane dhe Rome”, disa pjesëtarë të komunitetit Rom kanë gjetur një mënyrë për tu vetëpunësuar.
Aktivistët synojnë ta kthejnë krijimin e shportave artizanale, zanat që është pjesë e traditës së komunitetit Rom, në një mënyrë për të nxjerrë të ardhura përmes lidhjes me biznese apo panaire “Arts & Crafts”.
“Ka qenë shumë e vështirë, puna ke qenë dobët shumë por tani ka ndryshuar. Tani mund të nxjerrim bukën e gojës me këtë, të ushqejmë fëmijët”, thotë një prej artizanëve, i intervistuar nga aktivistët e LRER.
Video tregon gjithë historinë e krijimit të urave të bashkëpunimi mes bizneseve të ndryshme dhe pjesëtarëve të komunitetit rom që thurin shportat artizanale.
Fillimisht aktivistët e LRER intervistojnë artizanët, duke nxjerrë në pah mungesën e kërkesës për shporta apo produkte të tjera artizanale. Më tej aktivistët shfaqen duke promovuar produktet në biznese të ndryshme përmes disa fletëpalosjeve, duke arritur kështu të sigurojnë porosi. Më pas këto porosi u dërgohen artizanëve për tu punuar duke u dërguar në fund nga aktivistët tek bizneset që do t’i tregtojnë.
/l.k./
Video e plotë/ Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome