Video/ “Një strehë për fëmijët romë”, nis ndërtimi i kampit të rulotave ku do strehoen 50 familje
Ka nisur dje ndërtimi i kampit të rulotave që do të strehojë 50 familje të komunitetit rom. Vullnetarët e nismës “Eco Volis” kanë filluar punimet për sistemimin e rulotave që do të strehojnë rreth 200 persona që më parë jetonin në barraka ose në qiell të hapur.
Iniciativa “Një strehë për fëmijët romë” për rreth dy muaj ka mbledhur të ardhurat për ndërtimin e këtij kampi nëpërmjet kontributeve vullnetare, ankandeve të bamirësisë dhe aktiviteteve kulturore.
Kjo nisëm është mbështetur edhe nga Bashkia Tiranë dhe Ambasada Hollandeze.
Vullnetarët e Eco Volis nëpërmjet këtij postimi në “facebook” kanë falenderuar të gjitha ata që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ëndrre.
https://www.facebook.com/ecobicycle/posts/1103511233006880
Video e punimeve për ndërtimin e kampit të rulotave
/l.k./