VIDEO/ “Jam i papunë, por më pret burgu nëse nuk paguaj faturat e energjisë elektrike”
Në këtë video të realizuar nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome tregohet historia e Ilir Beratit, një anëtar i komunitetit egjiptian, i papunë që rrezikon burgun nëse nuk paguan faturat e enegjisë elektrike.
Gjykata e rrethit Elbasan e ka dënuar për rilidhje të energjisë elektrike me 4 muaj burg nëse nuk shlyen detyrimet ndaj OSHEE brenda 18 muajve.
Iliri thotë se ka dëshirë të paguajë energjinë elektrike, përderisa e harxhon, por duke qenë i papunë, gjendja e tij ekonomike nuk e lejon.
Ai i është drejtuar Zyrës së Punës dhe Zyrës së Shërbimit Social si në Elbasan ashtu edhe në Tiranë ku jo vetëm që nuk ka marrë asnjë përgjigje por i kanë hequr dhe ndihmën ekonomike prej 3600 lekësh në muaj.
Me sa duket, institucionet që kanë përgjegjësinë për të ndihmuar këtë qytetar, po ia bëjnë të sigurt rrugën drejt burgut duke i hequr dhe atë pak ndihmë ekonomike që ka marrë.
/l.k.