Video/ Familja që prej 20 vitesh jeton në çadër plastmasi
Familja Osmani jeton prej vitesh në gjendje të mjerueshme në një fshat të Elbasanit. Gjendja e tyre është bërë publike para pak kohësh nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome.
Prej shumë vitesh ata kanë aplikuar si të pastrehë në bashkinë e Elbasanit por nuk e kanë përfituar. Sot vazhdojnë të jetojnë 5 persona, nën një çadër plastmasi të ndërtuar nga vetë ata.
Kryefamiljarja thotë se kanë 20 vite që jetojnë ashtu dhe i bën bashkisë apel për ndihmë.
“Kemi kaq vite që po jetojmë rrugëve, burrin e kam me paralizë, dy djemtë invalidë edhe jashtë jetojmë nuk dimë çfarë të bëjmë. Janë mbledhur të gjitha të këqijat në shtëpinë time”, shprehet ajo.
Pavarësisht se kanë bërë disa herë kërkesë si të pastrehë, ende nuk kanë marrë një zgjidhje. Para 4 muajsh familjes është miratuar bonus qiraja, por akoma iu thonë që nuk kanë ardhur dokumentat. /m.g