Video/ Emigrantët në Idomeni përplasen me policinë për hapjen e kufijëve
Kushtet e përkeqësuara të jetesës në kampin e Idomenit në Greqi kanë bërë që të shpërthejnë protestat dhe përplasjet e emigrantëve me policinë. Turmat kanë tentuar të prishin rrejtën ndarëse të kufirit greko-maqedonas.
Dhjetëra emigrantë u përleshën me policinë ndërsa të tjerë mbanin në duar parrulla “Hapni kufijtë”.
“Jetesa këtu është shumë e vështirë, është e pamundur të vazhdojmë të jetojmë kështu. Po të jetë për të vdekur, më mirë kthehem në Siri dhe të vdes në vendin tim”, ka thënë për EuroNews një emigrant që jeton në kamp.
Në kampin e Idomenit, janë strehuar më shumë se 11.000 persona pas vendimit të BE-së për të mbyllur kufijtë.
Video: Zëri i Amerikës