VIDEO/ Eksperimenti social: Ja si reagojnë qytetarët kur dhunohet një i pastrehë
Një grup të rinjsh të quajtur “Wierdos Zone”, ka zhvilluar një eksperiment social në rrugët e Tiranës. Njëri prej tyre ka marrë rolin e një personi të pastrehë që kërkon lëmoshë në rrugë, ndërsa tjetri e shan dhe e godet atë pa asnjë shkak.
E gjithë kjo situatë është krijuar qëllimisht, vetëm për të parë reagimin e qytetarëve.
Në video duket qartë që pothuajse asnjëri nga kalimtarët nuk reagon dhe qendron indiferent ndaj dhunës që i ushtrohet personit të improvizuar si i pastrehë.
Me anë të këtyre videove, djemtë e “Wierdos Zone” kërkon të ndëegjegjësojë qytetarët ndaj akteve të dhunës dhe diskriminimit për grupe të caktuara të shoqërisë, që shumë prej nesh i shohim çdo ditë në rrugë. /l.k./