Video/ Dhuna në komisariatin nr.2; Efektivët e policisë godasin dhe qeshin me të ndaluarin
5 efektivë të policisë në Komisariatin nr.2 në Tiranë, janë filmuar duke dhunuar e më pas duke qeshur me një të ndaluar.
Në videon e publikuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” dëgjohen ulërimat dhe lutjet e personit të ndaluar në momentin që dhunohet. Gjatë videos, i ndaluari shembet në tokë nga goditjet.
Video është regjistruar me culular nga një qytetar që ka denoncuar rastin.
/l.k./