Vezë në drejtim të Kryeministrit Rama; Arrestohen 8 aktivistë
Aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin” të mbledhur përpara Fakultetit të Shkencave Sociale kanë qelluar me vezë Kryeministrin Edi Rama. Ngjarja ka ndodhur në momentin e mbarimit të një konferencë të mbyllur ku Rama ishte ftuar për të marrë pjesë.
Pas mbarimit të konferencës, aktiviste nga lëvizja “Për Universitetin” dhe “Klubit Politik” nga Kosova, që ishin mbledhur për të protestuar, qëlluan me vezë automjetin e Kryeministrit teksa po largohej nga FSHN.
Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar në Komisariatin nr.2, tetë aktivistë.
Sipas njërës prej aktivisteve të arrestuara, policia jo vetëm i ka shoqëruar në rajon por edhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Lëvizja “Për Universitetin”, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” denoncon dhunën e ushtruar nga policia ndaj personave të arrestuar dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve.
Emrat e studentëve të arrestuar:
Anita Lushi
Klodi Hoxha
Valton Marku
Bora Mema
Dardan Konjufca
Liri Kuci
Durim Jasharaj
Vitori Cipi.