Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës: Barazia gjinore pakëson të drejtat e njeriut; reagon deputetja Alma Lama
Deputetja e LDK-së, Alma Lama në profillin e saj të facebookut, ka publikuar një dokument, për të cilin thotë se është skandaloz. Siç shkruan Lama Gykata Kushtetuese e Kosovës mendon se barazia gjinore pakëson te drejta e njeriut. Reagimi i deputetes ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e grave për vendosjen e kuotës gjinore në Qeveri.
Postimi i plotë:
SKANDAL! SKANDAL! SKANDAL! Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës ka shpallur ne vendimin e saj se barazia gjinore pakëson te drejtat e njeriut. Ne gjykimin për anendamentin ne lidhje me futjen e kuotës gjinore edhe për qeverinë, GJK deklaron se kjo gjë pakëson te drejtat dhe liritë e njeriut. Vendimi i tyre bie ne kundërshtim me vete Kushtetutën e Kosovës, ku barazia gjinore është një nga parimet themelore. Edhe logjikisht si mundet kërkesa per barazi te zvogëlojë? Çudite dhe marrëzitë e kësaj Gjykate nuk kane te sosur. Per me teper lexojeni vete vendimin.
Më tej në një postim të dytë, deputeta ka shprehur edhe zemërim se ndaj kësaj kërkese kanë votuar edhe vet gjykatëse femra.
POSTIMI I PLOTE:
“Eshte per te ardhur keq, qe ne vendimin absurd te Gjykates Kushtetuese, i cili ka konstatuar se “barazia gjinore pakeson te drejtat e njeriut” kane votuar pro edhe dy gjykatese gra. Te dyja jane aty si pasoje e kuotes gjinore qe aplikohet ne perzgjedhjen e gjykatesve te kushtetueses.
Eshte zonja Arta Rama- Hajrizi, se ciles per shkak te diskriminimit qe ekziston ndaj grave, nese nuk do te ishte kuota nuk do t’i vinte fare radha per tu bere gjykatese ne Gjykaten Kushtetuese, pavaresisht pergatitjes se saj profesionale, dhe zonjes Snezhana Batushova, bullgare, nga nje vend anetar i BE-se, e cila gjithashtu ploteson kuoten gjinore ne GJK.
Znj Arta Rama – Hajrizi si duket e ka harruar qe eshte votuar nga grate deputete, jo per t’i gjetur nje vend pune, por qe t’i mbaje syte e veshet hapur dhe ne ate institucion te marre vendime te drejta qe ndikojne ne jeten e grave ne shoqeri. Po ne fakt kjo zonje i eshte bashkuar korit te burrave, ne arsyetimin qesharak se kuota qe synon barazine pakeson te drejtat e njeriut.”