Vendet e Ballkanit: rregulla tё pёrbashkёta pёr refugjatёt
Refugjatët që do të vijnë drejt Evropës, do të kalojnë përmes “itenerarit ballkanik”. Pas kontrollit fillestar në kufirin greko – maqedonas, emigrantët do të transportohen drejt Gjermanisë. Pёr kёtё rёnё dakord drejtoritё e policive tё Maqedonisё, Serbisё, Kroacisё dhe Austrisё.
Sipas rregullave të reja, refugjatët do të regjistrohen vetëm një herë në Maqedoni, dhe jo në çdo vend që do të kalojnë.
Nga qyteti kufitar maqedonas Gjevgjelija udhёtimi i tyre do tё organizohet me tren nё hekurudhёn nё Preshevё, nё jug tё Serbisё. Stacionet e tjera do tё jenё Sid nё veri tё Serbisё, Dobova nё Slloveni dhe nё fund njё fushё lojёrash nё Austri. Qё kёtej ata do t’i nisin pёr nё Gjermani. Hekurudha e vendit pёrkatёs do tё marrё pёrsipёr transportin e mёtejshёm, shkruan DW.
Sipas marrëveshjes së re midis vendeve të itenerarit ballkanik, do të pranohen vetëm refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Tё gjithё tё tjerёt do tё kthehen nё qendrat e ashtuquajtura Hotspot nё Greqi ose nё Turqi deklaroi shefi i policisё kroate Vlado Dominic lidhur me regulloren e re tё kurifit.
Megjithëse nuk ka një kufi maksimal për numrin total të refugjatëve që do të priten, qeveria austriake ka vendosur që nuk do të pranojë më shumë se 3200 emigrantë në ditë. Po ashtu Austria ka planifikuar tё pranojё nё ditё maksimalisht 80 aplikime pёr azil nё kufijtё jugorё.
Por kufizimet e Austrisë nuk janë pritur mirë nga Komisioni i BE-së, duke thënë se kufizimet e shpallura nga Austria pёr refugjatёt janё kundёr sё drejtёs ndёrkombёtare dhe nuk pёrputhen as me Konventёn Europiane tё tё Drejtave tё Njeriut. /m.g
Burimi: Deutsche Welle