Veliaj është i pastër apo… racist?!
Për shumëkënd që kishte dyshime se kush e kishte hartuar njoftimin e datës 2 tetor të Bashkisë me terma e fjalor diskriminues ndaj komunitetit rom, tani ka një dëshmi të qartë dhe trishtuese!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mund të krenohet se po zgjidh problemin e strehimit të familjeve rome por në të vërtetë po të lexoni më poshtë se si shprehet ai, do të ishte e vështirë të dallohej në retorikën e tij ndonjë ndryshim me retorikën që përdor një racist i rëndomtë, kudo qoftë, në cdo cep të botës.
Kryebashkiaku ishte në podium në transmetim të drejtpërdrejtë duke prezantuar masterplanin për Parkun e Liqenit, kur fjala e tij është ndërprerë nga keshilltari i PD Leonard Olli, i cili ju bashkua në foltore. Olli ngriti zërin për largimin e komunitetit rom nga kjo zonë, situatë e cila sipas kreut të këshilltarëve të djathtë në Bashki duhet marrë në konsideratë e të mos flitet vetëm për gjelbërim.
Më poshtë debati mes tyre…
Veliaj: Një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo në një park që ishte gropë septike.
Olli: Urime për fjalën me aksion me goditje të përqëndruar.
Veliaj: Besojmë të gjelbërimi, jo për banjo. Nëse doni banjo e keni përballë.
Olli: Ju po dhunoni sot me dhunën e fadromave.
Veliaj: Që pastrohet qyteti i thoni dhunë? Dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP-i, të dashurit e gjelbërimit do të rrinë këtu, nëse do të jetosh në zhul…
Olli: Ju jetoni në zhul moral dhe politik..
Olli: E keni gabim, unë do ju kërkoj diçka, un ju dhashë dorën, ju përgëzova, por respektoni të drejtën minimale të jetesës dhe banesës.
Veliaj: Do vijnë edhe fëmijët tuaj e do luajnë tek liqeni.
Olli: Lërini fëmijët, po diskriminoni njerëzit.
Veliaj: Edukata mësohet në shkollë nuk jam këtu të ta mësoj, më lejo të prezantoj se si bëhet qyteti. 4 vjet e be të qytetin zhul, llum, urinë, nevojë. Ja vizioni juaj për qytetin (duke u drejtuar nga parku i Liqenit). Vizioni ynë për qytetin është pemë lule
Olli: Po humb dinjitetin.
/kp/