Vdes ish komandanti i forcave kroate Slobodan Praljak, pi helmin pas vendimit në Gjykatën e Hagës
Ish-komandanti i forcave kroate në Bosnje gjatë luftës ka vdekur pasi piu shishkën me helm teksa merrte vendimin në tribunën e Gjykatës së Hagës me 20 vite heqje lirie për krimet e luftës.
Disa sekonda pasi trupi gjykues kishte komunikuar vendimin, Slobodan Praljak bërtiti i nervozuar duke thënë në vetën e tretë: ‘‘Slobodan Praljak nuk është një kriminel. Unë e refuzoj vendimin tuaj‘‘.
Më pas 72 vjeçari ngriti shishkën ngjyrë kafe duke pirë lëngun brenda tij dhe këtë akt e bëri përballë gjithë kamerave të cilat ishin fokusuar tek ai. ‘‘Unë sapo piva helm. Nuk jam kriminel lufte. E kundërshtoj këtë dënim” u shpreh ai duke shokuar të gjithë pjesëmarrësit në Gjykatën e Hagës.
Pas këtij veprimi zyrtarët në Gjykatë e rrethuan ish-gjeneralin Praljak teksa Kryetari i trupit Gjykues, Carmel Agius, menjëherë urdhëroi që procesi të pezullohej. Perdet u ulën menjëherë poshtë për ta izoluar nga publiku dhomën ku Praljak po qëndronte.
Brenda disa minutave një ambulancë mbërriti në vendngjarje jashtë tribunalit, teksa një helikopter fluturoi sipër ndërtesës së Gjykatës. Praljak u dërgua menjëherë në ambulancë por humbi jetën disa orë më pas.
Ngjarja është ndjekur nga investigimet e menjëhershme rreth personave që e kanë pajisur Praljak me helmin si edhe mënyrës së kontrabandimti të tij në një prej seancave gjyqësore më të bujshme në Hagë.
Më poshtë gjendet dhe video me pamjet shqetësuese teksa ish-komandanti pi helmin pas marrjes së vendimit: /k.m/
Burimi: The Guardian