Vazhdojnë iniciativat për strehimin e komunitetit Rom
Çeshtja e strehimit të komunitetit rom vazhdon të ngelet e pazgjidhur nga ana e drejtimit vendor por jo nga ana e shoqërisë civile, ku duket se çdo ditë mendohen zgjidhje të ndryshme.
Pasi lajmëruan një ditë më parë për “Parkun e Romëve”, iniciativën e strehimit të familjeve rome me anë të rulotave të vjetra, Ecovolis, nuk e ka lënë me kaq. Ditën e sotme, një grup aktivistësh kanë mbledhur banera të përdorura nga kompanitë dhe kanë mbuluar disa prej strehëzave të familjeve rome që jetojnë tek ish uzina e autotraktorëve.
Gjithsesi aktivistët thonë se kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë pasi kushtet atmosferike po përkeqësohen. “Që të mos ketë më foshnje që vdesin nga i ftohti në Shqipërinë e vitit 2016, duhet të bashkohemi për të krijuar Parkun e Romëve”, shkruan Ecovolis. /m.g