‘Unike’, sfilata modeste dhe historitë frymëzuese të vajzave, pjesë e komuniteteve të ndryshme

Të jesh ndryshe nga të tjerët nuk të bën më pak unik, përkundrazi je më tepër se aq. Fakti që je një person me aftësi të kufizuara, apo sepse je pjesë e një komuniteti dhe lëvizjeje si LGBT nuk do të thotë se je më pak i rëndësishëm në shoqëri. Ti je më shumë se aq sepse vlerat, dijet dhe kultura që zotëron të lartësojnë dhe të bëjnë akoma më të vecantë. Ndryshe dhe aspak të rëndësishëm në shoqëri janë ata që dhunojnë, vrasin, stgmatizojnë, paragjykojnë duke ndyrë gojën, duart dhe emrin e tyre.
Janë të shumta organizatat dhe lëvizjet në mbarë botën të cilat luftojnë dhe maifestojnë kundër fenomeneve të tilla duke ngritur zërin për të gjithë ata të cilët nuk munden. Edhe në Shqipëri nuk mungojnë organizata, media apo lëvizje të tilla të cilat në fokus kanë të drejtat e individit dhe fenomene të atilla duke luajtur kështu një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri.
Një prej tyrë është edhe lëvizja “Bloom” që qëndron më afër kauzave apo fenomeneve të tilla duke shërbyer kështu si zëri i të gjithë atyre të cilët kanë frikë të flasin dhe të mbrojnë veten. ”Bloom” ka realizuar një sërë projektesh me fokus të drejtat e njeriut.
“Bloom” na tregon më tepër në një intervistë që ka realizuar për “Historia Ime”.
Pse keni vendosur ta titulloni lëvizjen tuaj “Bloom” dhe të mos i drejtoheshit me një tjetër emër ?
“ Bloom” ne anglisht do te thote ‘lulezo’, dhe me kete emer duam ti bejme thirrje cdokujt qe na ndjek, qe te vazhdojne te lulezojne permes papersosmerive te tyre te persosura. Dhe nje arsye tjeter ka qene sepse ne i krahasojme vajzat e grate me lulet, jo sepse jane delikate, sepse nuk jane, absolutisht, por se jemi te formave te ndryshme, ngjyrave te ndryshme, llojeve e gjatesive te ndryshme, por te gjitha te bukura ne menyren tone respektive.”
Kur vendosët ta hapnit si faqe dhe pse vendosët të merrnit një vendim të tillë?
“Si faqe e kemi themeluar me 10 Dhjetor 2019, si nje shtyse e deshires aq te madhe per te bere nje ndryshim ne shoqeri. Gjithmone kam qene mbeshtetese te kauzave te ndryshme, por doja te beja me shume se sa thjesht te flisja per to, doja te veproja, te krijoja nje platform ku cdokush te mund te ndante mendimet e tij, opinionet, keshillat, historite e tyre personale dhe te gjenin nje lloj mbeshtetjeje, ta kuptonin se dikush i degjon, se zeri i tyre degjohet dhe nuk jane vetem.”
Në lidhje me projektet që keni ndërmarrë së fundmi, cila prej tyre ju ka lënë më tepër mbresa dhe ju është dukur më tepër interesant?
“Ne kemi realizuar konferenca, marshime, protesta, fushata te ndryshme fuqizuese, por ajo qe kemi me shume perzemer eshte aktiviteti qe zhvilluam per 1 vjetorin e Bloom, sfilata ‘Unike’.”
Projekti i fundit i titulluar ‘Unike’ , cfarë mund të na tregoni më tepër në lidhje më të? Pse e realizuat, cfarë ju shtyu më tepër të ndërmerrnit një iniciativ të tillë?
“Rrjetet sociale jane nje mjet shume i fushqishem, aq sa ndihmon mund te bej edhe dem nese nuk perdoret me pergjegjesi. Cdo dite perballe me fasada, jete te persosura, fizik dhe tipare te persosura dhe statistikisht jane gjera qe kane sjelle jo vetem probleme te shendetit mendor tek te rinjte por deri edhe ne vetevrasje, ndaj menduam te sillnim nje sfilate (pasi industria e modes eshte ajo qe promovon gjithmone modele dhe look-un perfekt), ne nje forme pak me ndryshe. Ne donin te promovomin ate qe eshte unike, qe eshte reale, ndryshe. Sepse ne fund te fundit, te jesh ndryshe, per ne do te thote te jesh i bukur, ne menyren tende. Ku ka me bukur se sa te mos kete 2 si ty ne kete bote. Je i vecante! Keshtu qe vajza te ndryshme nga komunitete te ndryshme parakaluan ne nje sfilate modeste me historite e tyre te frymezimit. Secila perfaqesonte nje kauze, nje histori, nje komunitet (si ai i LGBTQ+, sindromes doën, autizmit, epilepsise, rom, ginger, mbi-peshe etj), duke mbajtur disa pelerina me mbishkrime qe i pershtateshin seciles si pshm ‘mbreteresh’, ‘princeshe’, ‘e forte’, ‘e guximshme’, ‘e afte’ etj. Na fali shume kenaqesi te shihnim se sa u argetuan vajzat dhe qe e kuptuan edhe nje here sa te afta e te fuqishme jane.”
A janë të shumta mesazhet që merrni në lidhje me projektet apo iniciativat që realizoni? A ka njerëz që ju janë bashkuar ?
“Ne fakt po. Kemi shume vajza e gra qe na shkruajne jo vetem per te ndare me ne shqetesimet e tyre, me besimin per t’i ndihmuar ne nje zgjidhje optimale por edhe per t’iu bashkuar nismave dhe projekteve tona. Nuk ka kenaqesi me te madhe se sa kur sheh qe puna jote, sado modeste, vleresohet dhe njerezit duan te jene pjese e saj. Ne jemi gjithmone te hapur, ndaj mirepresim kedo qe do te behet pjese e levizjes sone, te perfshihet ne projektet tona apo per te ndare idete e tyre dhe burime te ndryshme informacioni. Kemi bashkepunuar me organizata te ndryshme dhe individe, sepse ku ka me bukur se sa te behemi bashke per nje qellim me te madh.”
Dhe së fundmi, cfarë mesazhi do dëshironit të përcillnit ndaj të gjithë atyre njerëzve të cilët ndihen të diskriminuar apo stigmatizuar për shkak të identitetit të tyre gjinor, fetar etj?
“Eshte nje shprehje ne anglisht qe mua me pelqen shume, “We are born humans, but keeping our humanity is our choice”, pra ne kemi lindur njerëz, por ta ruajmë të qenit ‘njeri’, të qenit ‘human’ është zgjedhja jonë. Ndaj ne themj gjithmonë se sa e rëndësishme është t’i pranojmë, ndihmojmë, respektojme, ngrejmë të tjerët, pa dallim gjinie, feje, prejardhje, moshe, gjendje sociale, ekonomike etj., sepse ne fund te fundit jemi te gjithe njerez, me endrra e qellime ne kete jete. Duhet te dime se ndryshimi fillon nga vetja, nga ne… dhe nese nuk je pjese e zgjidhjes, je pjese e problemit.”