Turqia lejon shamite per punonjeset e zyrave shteterore

Turqia hoqi ndalimin e shamive të kokës për punonjëset e zyrave shtetërore, duke i dhënë fund një kufizimi të gjatë që ka polarizuar shoqërinë turke. Ndalimi i shamive të kokës në Turqi ishte vendosur shumë dekada më parë. Ndryshimi hyri në fuqi dje. Megjithatë, shamitë e kokës do të vazhdojnë të ndalohen për gjykatëset, prokuroret, punonjëset e policisë dhe personelin ushtarak.