Turqi: Punëtorët mbrapa hekurave pas inagurimit të aeroportit
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/11/201809europe_turkey_airport_labor.jpg)
Presidenti Erdogan ka inaguruar aeroportin e tretë në Stamboll sot. Por ky inagurim është shoqëruar me një protestë që ka sjellur arestimin dhe investigimin e 31 punonjësve, tregojnë burimet pranë Human Rights Watch. Punonjësit, duke përfshirë dhe drejtuesin e grupit, kanë protestuar mbi kushtet e punës pranë zonës së ndërtimit të aeroportit.
Përfaqësues nga sindikata u shprehën për “Human Rights Watch” se një numër i madh punonjësish të cilët iu bashkuan protestës u larguan nga puna dhe se zona e aeroportit është pajisur me patrulla të shumta policie për të parandaluar ndonjë protestë tjetër të mundshme.
“Përtej mega-projektit të Presidentit Erdogan, 30 punonjës nga grupi i protestuesve janë në qeli pasi protestuan mbi kushtet e dobëta të punës” u shpreh Emma Sinclair Webb nga HRW. “Punonjësit e burgosur duhet të lirohen, investigimet ndaj tyre duhet të tërhiqen dhe duhet të merren mbrapsht në punë”.
Protesta nisi në 14 shtator 2018 kur punëtorët ndaluan së punuari dhe parashtruan një seri kërkesash kundër kushteve të dobëta ku po punonin, duke nisur një demonstratë një ditore. Shqetësimet e tyre përfshinin një numër të lartë incidentesh dhe vdekjesh gjatë tre viteve ndërtim për aeroportin./k.m/
Burimi: Human Rights Watch