Tramp thyen marrëveshjen; 5 % tarifë për mallrat meksikane

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, se do të vendosë një tarifë prej 5% për të gjitha mallrat e importuara meksikane, çka hyn në fuqi më 10 qershor. Kështu, Trump, është duke dhënë mesazh se ka akoma më shumë për të bërë në goditjen kundër emigrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin e SHBA-ve.
Ai tha se përqindja do të rritet gradualisht – deri në 25% – “deri në zgjidhjen e problemit të emigracionit të paligjshëm”.
Vendimi tregoi se administrata do të kërkojë leva të reja për të ushtruar presion ndaj Meksikës për të ndërmarrë veprime – edhe nëse ato rrezikojnë të përmbysin prioritetet e politikave të tjera, si Marrëveshja SH.B.A-Meksikë-Kanada, një marrëveshje tregtare që është themeli i axhendës legjislative të Trumpit dhe shihet si e dobishme në përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur president. Ky veprim, gjithashtu rrezikon të dëmtojë më tej marrëdhënien tashmë të tensionuar mes SHBA dhe Meksikës, dy shtete, ekonomitë e të cilave janë thellësisht të ndërthurura.
Trump e bëri njoftimin me anë të platformës Twitter, pasi u tha gazetarëve të hënën se ai po planifikonte “deklaratën më të madhe deri më tani”.
“Absurditeti”
Në rritjen e zemërimit të tij mbi kalimin e pikave kufitare që ai e ka krahasuar me një “pushtim”, Trumpi ka fajësuar Meksikën për dështimin në parandalimin e fluksit të azilkërkuesve nga vende si El Salvador dhe Honduras që kalojnë nëpër territorin e saj. Sipas tij, është dashur të merret një veprim gjithnjë e më radikal në lidhje me këtë çështje, çka ai e sheh si tepër kritike për fushatën e tij për vitin 2020, pikërisht si pikën më energjike në platformën e tij rikandiduese.
“Këto tarifa sigurisht që e ngijnë marrëveshjen USMCA,” tha Gary Hufbauer, ekspert në ligjin tregtar në Institutin Peterson mbi Ekonominë Ndërkombëtare. “Drama është e ligjshme, por është e papërshtatshme,” vijoi ai.
Daniel Ujczo, një avokat i tregtisë ndërkombëtar me bazë në SHBA, tha se ky kërcënim ka të ngjarë të ngadalësojë përparimin e marrëveshjes në Meksikë dhe t’i vendosë në ozitë të vështirë ligjvënësit e SHBA që duan të votojnë “po” , sepse kompanitë në vendet e tyre do të përfundojnë duke i paguar këto tarifa.
Megjithatë, Ujczo dhe të tjerë, pyesin veten nëse Trump – i cili ka për zakon të krijojë probleme dhe pastaj pretendon kredite teksa nxiton për t’i zgjidhur ato që shkakton – do ta tejkalojë kërcënimin.
“Kjo duket më shumë si teatër, sesa një strategji e mirëfilltë për të zgjidhur krizën e migracionit dhe ribalancimin e tregtisë së Amerikës së Veriut”, përfundoi Ulczjo. /l.k/
Për më shumë: https://www.youtube.com/watch?v=N9knWRX1Obk