Totozani: Mungon bashkëpunimi me ministritë
Në një intervistë për TemA TV Avokati i Popullit, Igli Totozani flet për një situatë shumë të rëndë lidhur me fëmijët e rrugës. Ata nuk i përkasin vetëm komunitetit rom por edhe familjeve që kanë ardhur në Tiranë nga zona të thella të veriut. Avokati i Popullit shpreh rezerva mbi punën e institucioneve përkatëse për përmirësimin e situatës, duke sqaruar se deri tani ka vetëm deklarata por pak, shumë pak, punë. “Ka mungesë të theksuar bashkëpunimi me institucionet pasi pa bashkëpunimin e tyre bëhet e pamundur beteja jonë për të drejtat e njeriut” – deklaroi për TemA TV Totozani.
Ka shumë pak ministra që i përgjigjen shqetësimeve të Avokatit të Popullit, duke veçuar Ministren e Turzimit dhe Teritorit, Eglantina Gjermeni, atë të drejtësisë Manjani por edhe me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Avokati i popullit ka rezerva direkte për Ministrinë e Punës dhe Çështjeve sociale pasi nga ana e këtij institucioni mungon bashkëpunimi./A.A.