Toleranca në shtetet e Bashkimit Evropian, ekonomitë më të zhvilluara më pranuese ndaj minoriteteve

Bullgaria rezulton si shteti më intolerant në Bashkimin Evropian.
Sa më i varfër të jetë një shtet, aq më e lartë është predispozita e mospranimit dhe intolerancës midis qytetarëve të tij. Këto janë konkluzionet e një studimi të kryer nga Universiteti i Nevadës, i cili mori në studim 450.000 njerëz në 100 shtete të botës.
Në shtetet më pak tolerante renditen dhe Lituania, Estonia, Rumania dhe Çekia. Vendi më tolerant në BE rezulton Suedia, e ndjekur nga Spanja, Franca dhe Danimarka.
Metoda e përdorur përfshin pyetje mbi pranimin e fqinjit nëse do të ishte i një etnie apo kombësie tjetër.
Të dhënat grafike tregojnë se një ekonomi e zhvilluar me një shifër të lartë të PBB (GDP), shoqërohej me një normë të lartë tolernace dhe pranimi.
Qasjet negative në Bullgari shtohen përsa i përket pranimit të komunitetit musliman, me mbi 25% të të pyeturve të cilët do të bezdiseshin nëse fqinji i tyre do të ishte i besimit islam.
Norma për pranimin e hebrenjve është më e madhe, por sërish mbeten më intolerantë sesa shtetet e Evropës perëndimore.
Paraghykime të shumta ka dhe për komunitetin rom, norma e mospranimit ndaj të cilëve kalon shifrën e 70% në Lituani dhe Sllovaki, në ndryshim nga Suedia ku kjo normë është vetëm 25%. /k.j