Thirrje për Ekspert Monitorimi të Mediave Online
Periudha: Shtator – Dhjetor 2018
Ditë pune: 20 ditë
Pagesa: 400€
Vendi: Tiranë
Afati i fundit për aplikim: 12 Gusht
Historia Ime ka hapur thirrjen për Ekspert Monitorimi të mediave online në projektin “Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Gjuhës Diskriminuese në Median Online”.
Personi i përzgjedhur do të punojë ngushtë me Asistentin e Projektit dhe do të raportojë tek Drejtuesi Ekzekutiv. Eksperti i Monitorimit është përgjegjës për hartimin e formateve të monitorimit, trajnimin e grupit të punës, koordinimin, dhe evaluimin e Monitorimit. Ai/ Ajo do të zhvillojë një sistem monitorimi dhe evaluimi që të përdoret në vazhdimësi nga organizata.
Detyrat kryesore:
- Të rishikojë dhe përmirësojë formatet ekzistuese të monitorimit dhe mbledhjes së të dhënave për monitorimin “Gjuha e Urrejtjes dhe Diskriminuese në Median Online”
- Të trajnojë grupin monitorues dhe të koordinojë punën.
- Të interpretojë të dhënat e mbledhura nga grupi i punës dhe të hartojë një raport final përmbledhës me të dhëna sasiore dhe cilësore.
Produktet finale të punës:
- Formatet e përditësuara të monitorimit
- Formatet e përditësuara të raportimit individual nga grupi i monitoruesve
- 1 trajnim për grupin e punës (4 persona)
- Analizimi i të dhënave të mbledhura nga monitoruesit në një raport final (10 – 15 faqe)
Kandidati i suksesshëm duhet:
- Të ketë përfunduar studimet në Shkenca Sociale, Gazetari apo fusha të ngjashme
- Të ketë të paktën një eksperiencë të mëparshme si ekspert monitorimi mundësisht në fusha të gazetarisë dhe/ose të drejtave të njeriut
- Të ketë përvojë të mëparshme në dizajnimin, zbatimin dhe operimin e sistemeve të Monitorimit dhe Evaluimit
- Të ketë njohuri të metodologjive kryesore të vlerësimit (metoda cilësore, sasiore, e përzier) dhe mbledhja e të dhënave
- Të ketë aftësi të mira raportuese dhe sintetizuese
Çfarë është “Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Gjuhës Diskriminuese”
Historia Ime, publikon çdo vit gjetjet e monitorimit të gjuhës së urrejtjes dhe/ose gjuhës diskriminuese në median shqiptare online. Monitorimi është realizuar për tre vite rresht dhe ka për qëllim evidentimin e problematikës së gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese nga redaksitë e mediave online në këta tregues kryesorë:
- Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/diskriminuese
- Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përmbajtje diskriminuese/urrejtje
- Të dhëna specifike mbi grupet apo individët më të prekur nga gjuha e urrejtjes/ diskriminuese si gjinia dhe grup mosha
Si të aplikoni:
Dërgoni në adresën [email protected]:
- CV
- Letër Motivimi (shpjegoni eksperienca të mëparshme të ngjashme)
- Shembuj të punëve të mëparshme përbëjnë prioritet