Te kete kaluar edhe te rruga “Prokop Mima” Spider Man?
Gjendja është pak a shumë po kaq e rrëmujshme në gjithë Tiranën, por te “Komuna e Parisit” duket vërtet se ka kaluar Spiderman-i, njeriu merimangë. Këto shtylla që shihni në foto, janë shtylla elektrike, në të cilat janë lidhur dhe turli lloj telash të tjerë. Janë bërë tashmë kaq shumë, sa ai që e ka lidhur i pari, zor se mund të gjejë gjurmët e veta në këto shtylla. Provoje e ngrije kokën lart: përpara të del një super-rrjetë telash, me një dendësi që shpesh ngjan e pabesueshme.