Të Drejtat e Njeriut, 2015-a viti i protestave
Disa prej ngjarjeve gjatë vitit 2015 lidhen ngushtë me të drejtat e njeriut. Një gjë që e kemi vënë re të gjithë ka qenë shpeshtimi i protestave jo- partiake, siç janë protestat nga aktivistë të shoqërisë civile, studentë, tregtarë, komuniteti Rom dhe Egjiptian e shumë të tjerë, në lidhje me problematikat që prekin secilin nga këto grupe.
Në progres raportin e Komisionit Evropian për vitin 2015 për Shqipërinë, thuhet se pavarësisht se kuadri ligjor është në përputhje me standardet evropiane, impelementimi i ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, është i kufizuar dhe zbatimi është i pamjaftueshëm.
Përderisa janë zhvilluar dhjetra protesta, do të thotë që ka patur mjaft probleme. Protestat që nuk kanë ndalur gjatë gjithë vitit, ishin ato të studentëve kund reformës për arsimin e lartë. Lëvizja studentore për Universitetin ka zhvilluar 8 protesta në formën e grumbullimeve dhe marshimeve gjatë vitit 2015 dhe një sërë aksionesh në kundërshtim të reformës.
Të tjera prbleme kanë qenë ato të komunitetit Rom dhe Egjiptian për shkak të prishjes së banesave në zonën e Selitës apo rasti i dëbimit të familjeve rome pa i ofruar asnjë zgjidhje alternative nga kampi pranë liqenit artificial.
Këto dhe të tjera ngjarje gjatë 2015-ës, mund t’i dëgjoni në podcastin e mëposhtëm.
/l.k./ /m.g/
http://historiaimecom.polldaddy.com/s/cila-%C3%ABsht%C3%AB-tema-q%C3%AB-na-sugjeroni-p%C3%ABr-podcastin-e-radh%C3%ABs-1