Të burgosurit e Drenovës në grevë urie: “Miratoni reformën në drejtësi”
Që prej ditës së djeshme, në burgun e Drenovës në Korçë, 137 të burgosurit janë futur në greve. Kjo është cilësuar si një grevë e pazakontë pasi protestohet për përshpejtimin e reformës në drejtësi.
Të burgosuri kanë paraqitur një listë kërkesash që kanë të bëjnë përshpejtimin e Reformës në Drejtësi, zbutjen e dispozitave për lirimin me kusht, futjen e amnistisë në Kushtetutë dhe zgjidhjen e vakumit ligjor për armëmbajtjen pa leje.
Sot është shënuar dita e dytë grevës por të burgosurit janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë paraqitur probleme shëndetësore, raportojnë mediat. Sipas Abc News, të burgosurit thonë se administrata e burgut të Drenovës po ushtron presion që të ndërpresin grevën e urisë.
Gjithashtu, pasditen e djeshme të gjithë të burgosurit që konsideroheshin si organizatorë të greves, u transferuan nga Drenova në burgje të tjera.
/m.g/