Suedi: Hyn ne fuqi ligji i ri që e dënon seksin e pa miratuar si përdhunim
Një ligj i ri për ashpërsimin e dënimeve mbi krimet seksuale ka hyrë në fuqi në Suedi duke e bërë të paligjshme kryerjen e marrëdhënieve pa pasur një miratim të qartë.
Pjesëmarrësit në një akt seksual duhet të shprehin miratimin me fjalë ose të demonstrojnë qartësisht që duan të përfshihen në seks, çka e bën mosveprimin të mos konsiderohet më si miratim i heshtur. Seksi do të konsiderohet vepër penale nëse nuk kryhet vullnetarisht nga të dy partnerët.
Më parë përdhunimi është përkufizuar si një veprim seksual i kryer me përdorimin e dhunës apo kërcënimit. Tani, që një agresor të përballet me akuza përdhunimi, “nuk është më e nevojshme që agresorët të keni ushtruar dhunë apo kërcënime, ose të kenë përfituar nga situata vulnerabël të viktimave”.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 7,000 përdhunime janë raportuar vitin e kaluar në Suedi, me një rritje prej 10% krahasuar me 2016. Përdhunimi dënohet deri në 6 vite burg, me një dënim maksimal prej 10 vitesh kur viktima është minoren.
#MeToo – Lëvizja që po ndryshon shoqërinë
“Lëvizja #MeToo tregoi se ka ende shumë për të bërë në luftën ndaj ngacmimeve dhe dhunës seksuale, si në ambientet e punës ashtu edhe në pjesën tjetër të shoqërisë”, deklaroi Ministria e Barazisë Gjinore Lena Hallengren.
Më shumë se 10,000 gra në Suedi – përfshirë aktore, gazetare, avokate, muzikante, mjeke dhe punëtore të ndërtimit – kanë ngritur zërin në fushatën kundër ngacmimeve seksuale.
“#MeToo po ndryshon sjelljet e shoqërisë, njerëzit po fillojnë të kuptojnë se sa e përhapur është dhuna seksuale. Më në fund legjislacioni mbron integritetin fizik dhe seksual”, ka thënë Ida Ostensson nga Fondacioni “Make Equal”.
/l.k./