Lojtaret e një ekipi futbolli të shkollave të mesme për vajza, në Vermont u penalizuan pasi shpallën publikisht me anë të bluzave që mbanin veshur, një mesazh që promovonte paga të barabarta. “Aksioni u krye gjatë një loje të ekipit të vajzave teksa mbanin veshur bluzat me mesazhin sensibilizues,” u shpreh trajneri i ekipit.
Hayes vijoi të shpjegonte se, skuadra e vajzave ia kishte prezantuar atij disa javë më parë idenë për të rikthyer mesazhin e promovuar së pari nga heroinat e tyre, – ekipi kombëtar i futbollit amerikan për gratë.
“Tifozët shpërthyen dhe gati po çmendeshin, teksa filluan të brohorisnin ‘paga të barabarta’,” tha Hayes. Sidoqoftë, zyrtarët na sulmuan dhe dhanë katër kartonë të verdhë për sjellje josportive, sa i përket festimit të tepërt. Lojtareve të penalizuara iu desh të uleshin jashtë për një pjesë të lojës, por përfundimisht u lejuan të ktheheshin brenda, u shpreh trajneri.
Lojtaret e ekipit pranuan se u morën me fanellat e tyre gjatë gjithë kohës, por thanë se mesazhi që përçuan i tejkalonte penalltitë që morën. “Kjo vlen për të gjithë – çdo vajzë, çdo grua në botë”, tha lojtarja Helen Worden. “Nuk ka të bëjë vetëm me sportin”.
Ndeshja e së Premtes në mbrëmje përfundoi në barazim, por skuadra u ndje moralisht fitimtare, për shkak të frymës së përhapjes së mesazhit.
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2019/11/girls.png)
Për vetëm një javë pas lojës në tetor, ato shitën më shumë se 700 bluza, duke i ftuar burrat dhe djemtë të paguajnë 16% më shumë, shifër e cila përfaqëson hendekun gjinor mesatar të pagave në Vermont. Ekipi i futbollit për djem, nga Shkolla e Mesme Burlington madje i mbajti veshur bluzat në shenjë solidariteti me aktin e vajzave.
Interesentae është se arbitri që dha kartonat e verdhë, madje bleu një fanellë pas lojës dhe u tha lojtareve se ai mezi po priste për ta veshur atë. Paratë e bëra me shitjen e bluzave do të shkojnë për të mbështetur ligat e futbollit të të rinjve në komunitet.
“Këto vajza bënë një punë të mahnitshme për përfshirjen në komunitet,” përfundoi Hayes.
Refernca të tjera lidhur me ngjarjen: – https://abcnews.go.com/US/beverly-hills-soccer-referee-quits-calling-parents-disrespectful/story?id=51328200 –https://abcnews.go.com/US/oregon-girls-softball-team-files-title-ix-lawsuit/story?id=38192077