Skandali në QSUT, e mitura identifikon dy nga të rinjtë (VIDEO)
Policia ka zbuluar detaje të reja mbi videon skandaloze në QSUT. Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të 25-vjeçarit, Evarist Pasha, policia ka arritur të identifikojë vajzën, me të cilën është abuzuar në videon e publikuar. Kjo e fundit ka sqaruar rrethanat në të cilat është bërë videoja. Policia ka bërë me dije se vajza është e mitur dhe ka identifikuar dy abuzuesit e saj.
“Shtetasja Xh.K., 17 vjeç, u mor sot në pyetje dhe identifikoi dy nga tre djem, që kanë marrë pjesë në video. Vajza tha se nuk e njeh të arrestuarin Evarist Pasha, kurse dy djemtë e tjerë i njeh, sepse së bashku me ta ka qenë në një lokal. Ajo shpjegon se është sjellë pa ndjenja në spital ndaj nuk di të thotë se çfarë i ka ndodhur në ambientet e spitalit”, kanë sqaruar burimet e policisë.
Ndërkohë, policia ka konfirmuar se videoja është bërë në ambientet e spitalit publik dhe se është bërë natën, ndërsa pranohet edhe se është kryer molestim seksual ndaj vajzës.
Sipas informacioneve, dy djemtë dhe vajza, që shfaqet në video kanë mbërritur në Urgjencë bashkë në orë të vonë pas mesnate, ndërsa aty ka qëlluar edhe i arrestuari Pasha.
Pasha ka deklaruar në polici se i është afruar vajzës, duke menduar se kishte vdekur dhe se regjistrimi i videos është bërë nga njëri nga dy djemtë, që sollën vajzën në spital, të cilët nuk i njihte. Policia po punon për identifikimin edhe të dy djemve të tjerë, të cilët do të arrestohen shumë shpejt./Gazeta Sot/
https://www.youtube.com/watch?v=jfVnoR6dv6k