Sistemi gjyqësor në Bosnje-Hercegovinë kufizon informacionin për krimet e luftës

Gjykatat në Bosnje dhe prokurorët po e kufizojnë aksesin për informimin rreth dosjeve të krimeve të luftës, duke e bërë akoma dhe më të vështirë raportimin rreth krimeve të luftës si dhe çështjeve të korrupsionit, edhe pse legjislacioni dëfton se këto gjyqe janë të hapura për të gjithë.
Rreth 15 vite pas reformimit të sistemit gjyqësor në Bosnje-Hercegovinë, gjykatat dhe trupi gjykues nuk e aplikojnë ligjin njësoj, sidomos kur vjen puna tek transparenca. Seancat gjyqësore të zhvilluara regjistrohen pjesërisht dhe gazetarët ende ndeshen me vonesa kur shtrojnë kërkesën për këto gjyqe.
Mervan Mirascija nga “Open Society Fund” e cila monitoron sistemin gjyqësor në vend, u shpreh se transparenca e sistemit gjyqësor është një element i rëndësishëm për të garantuar drejtësinë në vend.
“Ne jetojmë në një vend që është akoma duke mbajtur të fshehtë të kaluarën, edhe pse kanë kaluar tashmë 25 vite që prej përfundimit të luftës. Ky vend ka nevojë për të vërtetën në drejtësi në mënyrë që shoqëria të ketë mundësi të arrijë progresin. Fatkeqësisht, aksesi në informacion minimizohet çdo vit. Ky është një fenomen shqetësues” u shpreh Mirascija.
“Media luan një rol të rëndësishëm në komunikimin e krimeve të luftës për të garantuar informimin e publikut për viktimat e luftës dhe abuzimin me të drejtat e njeriut gjatë asaj periudhe” u shpreh një gazetare pranë BIRN Bosnja-Hercegovina./k.m/
Burimi: BIRN Bosnje-Hercegovinë