Vala e nxehtë që kaploi Europën javën e kaluar, duke përmbysur rekordet e temperaturës, tanimë është zhvendosur në Groenlandë … dhe rezultatet janë befasuese.
Masivi i dytë më i madh akullnajor në botë, po shkrihet me shpejtësi dhe vala e të nxehtit po e përkeqëson procesin.
Groenlanda humbi 160 miliardë ton akull në korrik.
Ndërsa shkrirja mund të duket e largët gjeografikisht për shumë njerëz në kontinentin evropian, në fakt, efektet janë ndjerë sakaq për çdo banor bregdetar në botë.
Groenlanda është tashmë kontribuesi më i madh në rritjen e nivelit të detit dhe kjo shkrirje vetëm në korrik pati një ndikim të barazvlefshëm me një rritje prej 0.5 mm të nivelit detit në shkallë globale.

Cilat janë efektet anësore të shkrirjes së akullnajave?
Ndërsa rritja e nivelit të deteve është efekt i shkrirjes së masiveve të akullit në Groenlandë, qarkullimi i masës së ajrit është një problem tjetër.
Masat e ujit të ftohtë të derdhur në det mbeten në sipërfaqe, sepse uji me kripë është më i rëndë. Kjo ndryshon rrymat e qarkullimit të ajrit dhe krijon modele të pazakonta të motit, të cilat ekspertët thonë se favorizojnë ngjarje ekstreme të motit, si valët e nxehta në korrik.
Nxehtësia gjithashtu inkurajon avullimin, që më pas shkakton dhe reshje më të mëdha. Me këto pasoja në mendje, fushatat për mbrojtjen klimaterike, po bëjnë thirrje për vëmendje duke konsderuar mundësinë e ndërhyrjes në Groenlandë për të kufizuar shkrirjen e akullit.
Arktiku në tërësi po ngrohet në një normë që është dy herë më e shpejtë se pjesa tjetër e globit – një fenomen që i është atribuar ndryshimeve klimatike të shkaktuara prej njerëzimit. /l.k/
Si më poshtë videoja demonstruese nga slita në Groenlandë: