Shoferi hungarez xhiron dhe shpërndan videon ku përpiqet të shtypë emigrantët me kamion
Kjo video është xhiruar në orët e para të pasdites së datës 25 nëntor 2015. Një kamionist hungarez gjendet në autostradën A216, e cila të con në qytetin francez të Calais, që prej muajsh është kthyer në vendin ku mijëra emigrantë tentojnë të kalojnë Eurotunelin për të shkuar në Britani.
Ky njeri ka xhiruar këtë video, të cilën me pas e ka publikuar në youtube, ku fillimisht ankohet për rradhën e gjatë të kamionëve.
Arsyeja sipas tij është pikërisht numri i madh i emigrantëve që gjenden në mes të rrugës e që kërkojnë dëshpërimisht të hipin në një nga kamionët për të shkuar më pas në Angli.
Papritur ai fillon të bërtasë dhe duke përshpëjtuar kërkon që të shtypë disa nga emigrantët që ecin në rrugë, të cilët vrapojnë të trembur për t’ju shmangur.
/l.k./