Shkodër/ Punonjësi i ujësjellësit humb jetën i bllokuar në pusetë
Një punonjës i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve në Shkodër ka humbur jetën pasi ka mbetur i bllokuar në një puestë të ujërave të zeza ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital.
Sipas deklaratës së policisë Shkodër tre punonjësit kanë mbetur të bllokuar në kanalet e kullimit, ku dy prej tyre u gjetën të asfiksuar. Shtetast me inicialet Gj. Gj. dhe M. T. janë dërguar në Spitialina Rajonal të Shkodrës dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 35- vjeçari K.Ç. është nxjerrë pa shenja jete.
Policia deklaron se grupi hetimor dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /l.k./