Shërbim ushtarak i detyruar edhe për femrat në Korenë e Veriut
Shteti komunist ka vendosur të bëjë me detyrim shërbimin ushtarak për femrat, në mënyrë që të forcojë forcat e armatosuara koreane.
Sipas The Guardian, masa fillimisht ka qenë për femrat që kanë mbaruar vetëm arsimin e mesëm, ndërkohë thuhet se çdo femër midis moshës 17 – 20 vjeç nga çdo krahinë, qytet apo qark i vendit do të kryejë shërbim ushtarak.
Arsyeja për një vendim të tillë është rritja e numrit të vdekshmërisë foshnjore dhe mungesa e meshkujve në shoqëri, që sjell numër më të ulët të lindjeve.
Por ndryshe nga meshkujt që duhet të shërbejnë për 10 vjet, shërbimi ushtarak për femra do të zgjasë deri në ditëlindjen e 23-të të tyre. Masat e reja nga qeveria e Kim Jong-ut thuhet se kanë shkaktar shqetësime tek njerëzit, pasi femra në shoqëri shihet si majtës kryesor i familjeve dhe bizneseve.
Deri tani vetëm femrat që janë ofruar vullnetarisht kanë kryer shërbim ushtarak i cili ka qenë plot 7 vjet.