SHENIM: Kur drejtesia vonon…
Komiteti Shqiptar i Helsinkit:
“Prej monitorimeve të kryera nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në shumë gjykata të vendit, veç të tjerave janë konstatuar edhe zvarritje të gjykimeve të mjaft çështjeve penale e civile. Shtyrjet e seancave gjyqësore shpesh kanë qenë të paarsyetuara dhe të pamotivuara, gjë që bie ndesh jo vetëm me dispozitat procedurale në fuqi, por dhe me të drejtën e palëve të përfshira në gjykim, e me interesin publik për të dhënë drejtësi brenda një afati të arsyeshëm.