Serbia vë alarmin në rajonin me popullsi serbe në Kosovë

Pasi policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kundër kontrabandës në një rajon verior të vendit, i cili është i populluar kryesisht nga serbët, në alarm të plotë, Serbia ka urdhëruar gatishmërinë e forcave të sigurisë. Kjo masë erdhi pas tensionit në rritje, në katër komunat e populluara nga serbët në veri të Kosovës, e cila mbetet kryesisht jashtë kontrollit të Prishtinës dhe premton besnikëri ndaj Beogradit.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, të hënën ka pohuar se Beogradi kishte humbur kontrollin mbi Kosovën, ish-krahinën e tij jugore, por paralajmëroi se do të reagonte nëse Kosova do t’i sulmonte mbi serbët.
Të martën, në operacionin kosovar, policia arrestoi dhjetra oficerë, përfshirë dhe serbë të akuzuar për kontrabandë mallrash në vend. Ata thanë se policia ishte përballur me “rezistencë të armatosur”, ku kishte ngelur i plagosur dhe një polic kosovar.
Ndërkohë, televizioni shtetëror RTS TV, ka raportuar se janë plagosur edhe dy serbë gjatë aksionit të policisë. Beogradi e ka lexuar këtë ndërhyrje, si një përpjekje nga autoritetet e Prishtinës për të marrë kontrollin e pjesëve veriore të Kosovës që kufizojnë Serbinë dhe kryeministri i Serbisë Ana Brnabic vendosi njësi speciale të policisë nën alarm.
Kreu i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Djuriç, u shpreh se policia e Kosovës “e armatosur deri në dhëmbë”, kishte bastisur katër komuna serbe në veri. “Ata e bënë për të frikësuar dhe mundësisht për të mbjellë panik … për të krijuar një klimë të pamundur për serbët në Kosovë”, tha Djuric në një transmetim në TV RTS në Serbi.
Sirenat e urgjencës u dëgjuan në pjesën serbe të Mitrovicës dhe njerëzit u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit, por dëshmitarët thanë se nuk ka patur incidente.
Policia e Kosovës ka deklaruar, se hetimi i tyre kishte nisur disa muaj më parë. Gjithashtu, operacione të ngjashme, janë zhvilluar edhe në pjesë të tjera të vendit.
“Unë konfirmoj se operacioni ka të bëjë me zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër. U bëj thirrje serbëve në veri, që të qëndrojnë të qetë dhe të respektojnë ligjin,” tha Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Shumica shqiptare shqiptare shpalli pavarësinë në vitin 2008, gati një dekadë pasi sulmet ajrore të NATO-s morën kontrollin e territorit larg Beogradit, për t’i dhënë fund një fushate kundër-kryengritëse nga forcat e sigurisë erbe.
Por Serbia, e cila sipas kushtetutës e konsideron Kosovën një pjesë integrale të territorit të saj, po e bllokon Kosovën nga anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Interpolin dhe UNESCO-n. Ku, në fakt sigurohet dhe ndihmë financiare për serbët në Kosovë.
Kontrabanda në rajon është shfrenuar dhe është rritur më shumë, që në nëntor të vitit të kaluar, kur Kosova ka bërë të ditur tarifat për mallrat nga Serbia.