Rrugëtimi i familjeve rome në zonën e Selitës
Përfaqësuesit e këtyre familjeve ngrenë pretendimin se disponojnë dokumentacion, i cili vërteton se banesat e tyre janë ndërtime ekzistuese, para gushtit të vitit 1991 dhe sipas kësaj VKM-je, kompetencën për kalimin e pronësisë së banesës dhe trojeve funksionale tek këto familje, ligji ja njeh organeve të qeverisjes vendore, ku ndodhet objekti përkatës, konkretisht Bashkisë së Tiranës.
Nga data 23 korrik 2015 e në vazhdim, aktivistët janë duke shoqëruar banorët nepër institucionet përkatëse ALUIZNI , Bashkia Tiranë, Avokati i Populliit, IKMT, Enti Kombëtar i Banesave, për të marrë dokumentacionet e nevojshme për familjarët.
Fillimisht prezantimi i kësaj situate është bërë publik nga aktivistët në rrjetet sociale, mediat vizive dhe elektronike. Në njoftim thuhet se për familjarët është shumë e nevojshme mbështetja morale në këto ditë të vështira, pasi shumë prej tyre janë ende në shok dhe nuk e dinë se ku do të strehohen.
“Gjithashtu duam t’ju njoftojmë se disa prej familjeve vazhdojnë të jenë në gjendje shoku , të papërgatitur për zhvendosjen, autoritetet shtetërore për më tepër nuk kane marrë asnjë masë për të lehtësuar këtë situatë, nuk ka personel mjekësor, nuk ka punonjës social, psikolog etj, Disa nga familjet nuk ka marrë ende qiranë e subvencionuar nga shteti , pra familjet janë te kërcënuar se do të përfundojnë në rrugë”, thuhet në njoftimin për gazetarët.
Më poshtë gjendet “rrugëtimi” i historisë së familjeve rome në Selitë sipas aktivistëve romë dhe egjiptian: