Rinas, arrestohet shtetasi amerikan, kërkohej nga Uashingtoni për pedofili
Kërkohej nga Interpol Uashington, shtetasi amerikan arrestohet nga policia shqiptare. Burimet zyrtare bëjnë me dije se amerikani me inicialet L.C., 34 vjeç, ishe shpallur në kërkim ndërkombëtar për ngacmim seksual dhe përdhunim të fëmijëve.
Personi u ndalua në pikën kufitare të Rinasit, në tentativë për tu larguar. Pala shqiptare pas verifikimeve konstatoi se 34-vjeçari ishte person i akuzuar për vepra të rënda penale.
Pasaporta e tij, u dorëzua në ambasadën e SHBA, pasi dyshohet se rezulton e humbur. Ndërkaq 34-vjeçari u dërgua në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë, Tiranë, në pritje për ekstradim.
/GazetaShqip