Rifillon gjurmimi ndaj gazetarëve në Azerbajxhan
Autoritetet në Azerbajxhan kanë rinisur mësymjen ndaj gazetarëve në vend, duke arrestuar Mehman Huseynov, Mustafa Hajibeyli, Anar Mammadov dhe Khadija Ismayilova. Një apel i është drejtuar komunitetit internacional për të vënë para përgjegjësisë autoritetet e implikuara si dhe për ti dhënë fund praktikës së censurimit, intimidimit dhe arrestimit të gazetarëve kritik dhe guximtar që luftojnë për të folur të vërtetën rreth pushtetit qeveritar.
Në 26 dhjetor autoritetet azerbajxhane forcuan akuzat ndaj blogerit Mehman Huseynov, tashmë të burgosur, i cili u akuzua për sulm ndaj stafit të burgut. Kjo akuzë solli shtimin e dënimit me 7 vite të tjera heqje lirie. Për këtë arsye blogeri nisi një grevë urie, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 7 të tij.
Në 30 nëntor prokurorët gjobitën editorin pranë Bastainfo.com, Mustafa Hajibeyli si dhe editorin tjetër Anar Mammadov pranë Criminalaz.com duke i akuzuar se bënin thirrje për rrëzim froni. Mehman Huseynov mori dënimin me 2 vite burgim mbi akuza të pabaza në mars 2017 dhe akuzat e shtuara janë një pretekst që blogeri mos të lirohet.
Pas akuzave të reja, Mehman u vendos në një qeli të izoluar. Atje blogeri vendosi të mbante grevë urie, e cila po vijon në shenjë proteste ndaj akuzave të bëra./k.m/
Burimi: Civil Rights Defenders