Rastet e dhunës ndaj gruas dhe vajzave të reja shtohen cdo ditë e më shumë duke u bërë një problem madhor në shoqëri

Janë të shumta rastet e dhunës dhe abuzimeve me të cilat përballet figura e gruas pothuajse cdo ditë në Shqipëri dhe jo vetëm. Një rast i tillië ishte dhe ai i transmetuar në emsionin pa gjurmë ku një 33- vjecare është abuzuar në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj.
Ajo kishte vendosur ti jepte fund martesës së saj vetëm atëherë kur ishte dy muajshe shtatëzënë me fëmijën e saj të tretë. Dhuna dhe kërcënimet vinin për shkak të alkoolizimit të vazhdueshëm të bashkëshortit të saj. 33-vjeçarja shokon kur tregon kërcënimin me jëtë nga ish-bashkëshorti i alkoolizuar, i cili vuri dorë edhe mbi fëmijët. Ajo punonte për të ushqyer familjen, ndërsa ai njoftonte policinë duke e denoncuar si të humbur.
“U dhunova në 13 vite martesë. Ai ishte një person i alkoolizuar që vuri dorë edhe mbi fëmijët. Nuk e harroj momentin kur djali më telefonoi dhe më tha: ’’Mami hajde, se babi po na mbyt’’. Ai njeri çfarë nuk më ka bërë në këtë jetë. ’’Do të var gurin në qafe dhe do të hedh në det’’-me thoshte cdo natë,- ’’Se prindërve të tu do t’u them u mbyt’’. Unë shkoja në punë për të siguruar ushqimin e fëmijëve, ndërsa ai njoftonte policinë duke më denoncuar si të humbur. Jeta ime ka qenë një tmerr me të,” tregon më tepër ajo.
33-vjecarja nuk donte t’i jepte fund martesës, për hir të tre fëmijëve. Ajo tentoi të bënte bashkëshortin praktikant të një feje, si e vetmja shpresë për ta ndryshuar.
“Iu futëm edhe fesë me ish-bashkëshortin, por nuk ndryshoi asgjë. Më në fund mora vendimin për t’u ndarë dhe nuk dëgjova fjalët e askujt. Kisha mbetur shtatzënë me fëmijën e tretë, por nga xhelozia ai gjithmonë dyshonte se fëmijët nuk ishin të tij.”
Me ndarjen e çiftit, pas 13 vitesh martesë, secili vazhduan jetën e tyre, ndërsa sot Flogerta jeton në qytetin e Durrësit me një tjetër person, me të cilin ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, por problemet nuk morën fund.
“Ndërsa isha në proces divorci, unë mbeta shtatzënë me partnerin e ri. Vajza e vogël, u regjistrua në trungun e ish-bashkëshortit. Sot unë me partnerin e ri po hasim probleme, pasi nuk marrim dot atësinë dhe mbiemrin e babait biologjik të saj. I jam futur një procedure ligjore, që nuk po e kuptoj pse po zvarritet. Është absurde, që vajza ime të mbaj atësinë e ish-bashkëshortit.”
Sikur të mos mjaftonin peripecitë e jetës së saj, një tjetër problem është shfaqur. Vajza e madhe nga martesa e parë prej një muaji nëna nuk ka kontakte me të. 11-vjeçarja la shkollën dhe udhëtoi nga Durrësi për t’u rikthyer tek shtëpia e babait në Kashar, pa njoftuar askënd. E mitura nuk pranon të takohet me nënën, e cila e ka në kujdestari me vendim Gjykate, ndërsa pohon se dëshiron të qëndrojë me babain.
“Nuk kemi zbuluar asgjë si përfundoi vajza në Kashar. Ajo u largua drejt babait të saj. Fillimisht i ati e mohoi se ishte tek shtëpia e tij, më pas tregoi. Unë vura në alarm shkollën, madje shkova deri në polici. Kur ata hapën kameran, vajza nuk kishte shkuar në shkollë. Kur mora ish-bashkëshortin, ai nisi të më shaj siç bënte gjithnjë. Vajza më pohoi se një grua e panjohur e ka ndihmuar të shkonte tek i ati. Nuk e di pse vajza nuk kthehet tek unë. Ishim në polici kur kërkova ta merrja, por ime bijë u shpreh se donte të rrinte tek babai i saj.”
Kë është ndër të paktat ato raste të keqtrajtimit të gruas apo edhe vajzave të reja nga partnerët e tyre, të cilat e vuajnë në mënyrë shumë barbare. Jo vetëm ato por edhe fëmijët e tyre të cilët bien pre e kësaj dhune duke ndikuar negativisht edhe në psikozat e tyre.