Ky raport paraqet gjetjet e monitorimit në katër media online, me fokus përmbajtjen e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në lajme.
Në kuadër të këtij projekti, mediat online: Panorama,
Balkanweb, Lapsi dhe Shqiptarja, u monitoruan nga katër monitorues, përgjatë periudhës 1 Tetor- 15 Dhjetor 2018. Në total, monitorimi zgjati për 75 ditë të njëpasnjëshme.
Faktor përzgjedhës për këto media ishte së pari popullariteti i tyre në Shqipëri. Sipas të dhënave aktuale të faqes trafficestimate.com (kontrrolluar në janar 2019), vizitueshmëria mesatare e faqeve online të
marra në konsideratë për këtë studim, llogaritet si më poshtë:
1- Panorama.com.al- 4 977 600, vizitorë në muaj
2- Balkanweb.com- 4 411 900
3- Shqiptarja.com- 441 200
4- Lapsi.al- 319, 500
Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese në mediat online duke u fokusuar në:
-Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese,
-Grupet më të prekura nga gjuha e urrejtjes/diskriminuese,
-Tematikat në të cilat gjuha e urrejtjes/diskriminuese, është më e përhapur,
-Karakteristika të lajmeve që kanë gjuhë urrejtje në përmbajtje të tyre (tituj, autorë, etj.),
-Karakteristika të personave apo grupeve që janë viktimë e gjuhës së urrejtjes,
-Reagimin e audiencës (komentet e lexuesve) në artikujt që përmbajnë gjuhë të urrejtjes/diskriminuese.
Gjetjet e plota të raportit mund t’i gjeni në lidhjen e mëposhtme.