Psikiatriku ne Elbasan hesht per historine e zeze te tij. Shkruan: Nga afer askush nuk eshte normal
(Fotot e spitalit sot dhe ne fillim te viteve ‘90-te, nga Giovanni Marrozzini dhe Nikos Economopoulos/Magnum Photos)
Kristi Pinderi
Në faqen zyrtare të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit nuk ka as edhe një rresht për kohët kur ky spital përdorej edhe si një burg makabër për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë. Shannon Crangasi (Woodcock) një historiane australiane e cila po shkruan një libër për historinë e dhjetëra shqiptarëve gjatë komunizmit shprehet per Historia-ime.com e indinjuar nga ky fakt.