Protestuesit: “Të mbyllet prokuroria, harxhon 1.6 miliard lekë dhe në 3 vite s’ka zgjidhur asgjë”
Të rinjtë me maska, të mbledhur nën grupimin “Protestuesi”, u mblodhën sot përpara Prokurorisë së Përgjithshme kundër asaj që e quajnë paaftësi e këtij institucioni për të zbatuar detyrën e tij.
Ata mbanin në duar një pankartë ku listoheshin çështjet e pazgjidhura të prokurorisë në tre vite si ajo e Gërdecit, 21 janari, vrasja e biznesmenit Artan Santo, skandali në CEZ etj.
Të rinjtë e akuzuan prokurorinë për paaftësi, duke shtuar se ajo nuk po përmbush misionin e saj për mbrojten e interesave publike, zhvillimin e hetimeve dhe garantimin e zbatimit të ligjit.
Protestuesit e quajtën prokurorinë një institucion të padobishëm, ata ironizuan duke kërkuar mbylljen e saj pasi po harxhon 1. 6 Miliardë lekë nga buxheti i shtetit duke mos zgjidhur asgjë.
Kjo është protesta e pestë e këtij grupimi, pas asaj të një jave më parë të quajtur “Mbështet deputetin tënd”, ku të rinjtë në mënyrë satirike u shprehën mirënjohje deputetëve për përfaqësimin dinjtoz që u bëjnë qytetarëve në Parlament.
/l.k./
DEKLARATA PER MEDIAT PERPARA PROKURORISE SE PERGJITHSHME
FOTO NGA PROTESTA