Protestë me pemë për projektin “Hyrja e Parkut të Liqenit” #mbroparkun
Vendimi i papritur për ndërtesat në hyrje të Parkut të Liqenit, u pasua nga reagime të shumta të qytetarëve, aktivistëve e figurave të shumta publike. Një formë reagimi është edhe protesta që do të zhvillohet sot në orën 19:00 tek Kryeministria.
“Na pyeti ndokush? Apo sepse shpenzimet marramendëse të fushatës duhet të shpërblehen me njollat e kuqe të ndërtimeve në çdo hapësirë të mbetur gjallë në Tiranë?!
Ajo në të vërtetë nuk është një hyrje, por vazhdimi i betonizimit absurd të kryeqytetit” – shkruhet në eventin në Facebook.
E veçanta e kësaj proteste do të jenë fidanët e pemëve apo vazot me lule që protestuesit do të vendosin përpara hyrjes së Kryeministrisë në shenjë revolte ndaj ndërhyrjes në Parkun e liqenit dhe betoizimit të tij.
“Boll më! Do e mbrojmë atë Park me çdo kusht duke e shkruar historinë e tij me PEMË e JO BETON!”- është slogani i protestës së sotme.