Protesta simbolike e banorëve të Unazës së re në Surrel
Banorët e Unazës së re, në vazhdimësi të protestës së tyre të pandëprerë kanë zgjedhur të ndryshojnë ditën e martë mënyrën e organizimit të protestës. Në vend të bllokimit të rrugës për disa minuta e thirrjeve të përditshme, ata kanë vendosur të marshojnë drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Protesta e tyre ka vazhduar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur do të anulohet përfundimisht projekti. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat e tyre, ndonëse shumica nuk i kanë të legalizuara.
Aktualisht punimet në këtë projekt janë ndaluar për shkak të zbulimit të aferës korruptive me tenderin e rrugës.
Policia ka penguar afrimin e protestuesve drejt banesës së Kryeministrit për shkak se disa prej tyre kishin në duar pishtarë të ndezur. Banorët ishin të shoqëruar dhe nga deputetë të opozitës e u shprehën të vendosur për vazhdimin e protestës së tyre pa afat./ k.j