Protesta e romëve tek Unaza e Re: “Pas shembjes së shtëpive po na lënë edhe pa buke”
Banorët e komunitetit Rom, një pjesë e të cilëve mbetën të pastrehë pas shembjes së shtëpive nga ndërtimi i Unazës së Madhe kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste. Shkaku i protestës është mbyllja e tregut poshtë mbikalimit, ku ata shesin rroba të përdorura.
Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje, duke shtuar se pas shembjes së banesave, rrezikojnë të mbeten dhe pa buke, nëse mbyllet ky treg që është i vetmi burim të ardhurash për këto familje.
Forcat e Policisë Bashkiake dhe të Rendit, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrugën, duke u konfrontuar me banorët.
/l.k./
Policia ndërhyn për të larguar protestuesit/ Video: Aktivizmi Rom dhe Egjiptian