Profesionistët e lirë: “Braktisim shërbimet dhe pagesën e detyrimeve nëse nuk ndryshon ligji”
Përfaqësues të profesioneve të lira protestuan sot përpara kryeministrisë kundër paketës së re fiskale dhe ndryshimin e ligjit mbi kontributet shoqërore dhe shëndetësore.
Në këtë protestë të dytë të tyre, ata deklarojnë se kanë përgatitur kërkesën për ta çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Dhjetëra juristë, avokatë, ekspertë kontabël, stomatologë, etj. kërkuan reflektin në draftin e qeverisë të kërkesave të tyre që lidhen me masën e kontributeve .
Koordinatori i Asamblesë së Profesioneve të Lira, Erion Dizdari tha për “Gazetën Shqiptare” se do të ndiqen gjithë hapat ligjore për ndryshimin e ligjit, e nëse këto nuk funksionojnë do të ketë mosbindje civile.
Edhe pse pak ditë më parë u ndryshuan disa kritere, siç ishte ai që i detyronte të paguanin kontributet mbi pagën maksimale, profesionistët e lirë kërcënojnë me braktisje të shërbimeve e mospagim të detyrimeve nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Ata rendisin tre arsye kryesore për qëndrimin e tyre kundër draftit: rritjen e çmimeve të shërbimeve, rrezikun e falimentimit të biznesit dhe krijimin e monopoleve.
- Perfaqesues te profesioneve te lira, gjate nje proteste perballe Kryesise se Kuvendit, kunder paketes se re fiskale me konkretisht projektligjin per "Kontributet e detyrushme shoqerore dhe Shendetesore". /r/n/r/nRepresentatives of freelancers, during a protest in front of the Presidency, against the new fiscal package bill.

/l.k./