Politikanët harruan “Ligjin Për Strehimin Social”, lanë mijëra familje në rrugë edhe për një vit
Kuvendi i Shqipërisë mbylli sot punimet për këtë legjislaturë, duke lënë në harresë votimin e projekt ligjit “Për Strehimin Social”.
Aktivistët Rom dhe Egjiptian nëpërmjet kësaj videoje i kërkuan sot Parlamentit të miratojë këtë ligj, që do tu vinte në ndihmë rreth 70.000 familjeve shqiptare që kanë nevojë për strehim, veçanërisht personave në vështirësi ekonomike.
Projektligji i ri është dorëzuar në Parlament në muajin Prill, por deputetët, të zënë me krizat dhe debatet e tyre, dënuan mijëra familje shqiptare me kërcënimin e jetesës në rrugë edhe për një tjetër vit.
Çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”:
- Subvencionim deri në 100% të pagesës së qerasë për personat që nuk kanë të ardhura
- Strehim i shpejtë dhe i qëndrueshëm në rastet e dëbimeve për shkak të investimeve publike
- Në rastet kur bashkitë nuk veprojnë për shpërndarjen e banesave sociale, kompetenca i kalon pushtetit qendror
- Ngritje e banesave të specializuara për gratë e dhunuara dhe të rinjtë që dalin nga institucionet e vuajtjes së dënimit
- Krijimi i “pronarit social”, përjashtim nga taksat për ato subjekte private që vënë në dispozicion banesat e tyre
Por me mbylljen e kësaj legjistlature, gjithë efektet pozitive të këtij ligji do të shtyhen për të paktën një vit.
/l.k./