Peticion për të hequr opsionin “ndihem i shëndoshë” nga Facebook
“Mbipesha nuk është një ndjenjë”, është ky mesazhi i një peticioni në portalin change.org që ka marrë mbi 15 000 nënshkrime.
Qëllimi i këtij peticioni është heqja nga opsionet e statusit në facebook i “feeling fat” (ndihem i shëndoshë) bashkë me ikonën shoqëruese. Kjo nismë është kundër mundësisë së transmetimit të një mesazhi negativ që ka të bëjë me faktin e të ndjerit keq për shkak të peshës.
Nisma e aktivistëve të organizatës “Endangeret Bodies” ka nisur të shpërndahet dhe në Twitter me hashtagun #fatisonotafeeling. (mbipesha nuk eshte ndjenje)
Grupi që ka ndërmarrë këtë inicativë kërkon që të eliminohet një nga opsionet e shoqëruara më ikonë, që shfaqen automatikisht në Facebook, kur përdoruesit klikojnë mbi “Unë dihem”.
Aktivistët theksojnë se të qënit mbipeshë nuk është ndjenjë, dhe shprehin shqetësimin se kjo platformë mund të ndikojë tëk njerëzit që kanë probleme me mbipeshën, duke i bërë ata të ndihen keq për trupin e tyre.
Vëmendja për simbolet me të cilat rrjetet sociale ndihmojnë në përshkrimin e jetës reale ka qënë gjithmonë shumë e lartë, si nga përdoruesit ashtu dhe nga kompanitë.
Disa ditë më parë, u dha lajmi se Apple është duke punuar për të diversifikuar ikonat e saj në rrafshin multietnik dhe miqësor ndaj homoseksualëve.
Në të njëjtën kohë, dhe Facebook i ka krijuar mundësinë përdoruesve që të “ndihen” ashtu si duan në statuset e tyre, duke hequr kufizimin e zgjedhjes midis opsioneve.